Projekti i ri për PD”, Kadilli: S’ mund të vazhdohet me Rama ik

Projekti i ri për PD”, Kadilli: S’ mund të vazhdohet me Rama ik

Fatbardh Kadilli foli për debatet në Partinë Demokratike dhe kërkesën e për dorëheqje të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi tha se tashmë gara është asimetrike dhe se në asimetrinë e mjeteve Lulzim Basha qëndron më superior, por sipas tij në asimetrinë morale është më tepër superior.

“Di thelbin e kësaj gare. Kjo garë i drejtohet anëtarit të Partisë Demokratike. Elita politike nuk e vuan opozitën, por e vuan anëtari i thjeshtë. Ai e ka shtetin përballë, ne jemi njerëzit publikë ne na hapën dyert, nuk vuan zoti Basha. Gara është asimetrike, në asimetrinë e mjeteve ai është superior, por në asimetrinë morale jam shumë më tepër superior”, tha Kadilli.

Ai gjithashtu tha se tashmë është koha për një parti më të madhe se kryetari, ndërsa shtoi se dallimi mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, është karakteri. Ai po ashtu shtoi se mbi këtë dallim synon të ndërtojë projektin e ri për Partinë Demokratike.

“Unë ofroj karakter dhe kryetari duhet të jetë karakteri dhe jo karrigia. Ky është dallimi i madh dhe mbi këtë dallim unë ndërtoj projektin e ri të PD. Pra duhet një parti më e madhe se kryetari. Duhet të mobilizoj çdo energji të individit politik, së pari brenda Partisë Demokratike. Qytetari sot do të dëgjojë nëse është pjesë e kësaj qeverisje.

Qytetari duhet të jetë i që vjen në pushtet. Defekti më i madh i Bashës ishte se thotë se do të vijë unë në pushtet. Unë jap besim me duar të pastra. Unë di si komunikohet me qytetarin. Nuk jam bërë kurrë pis dhe mund t’i ofroj çdo qytetari ndershmërinë time si kartën time morale. Lulzim Basha zhgënjente këdo, unë nuk do të zhgënjej njeri”, u shpreh ai.

Përse nuk tentuat më herët?

Kadilli: Propozimin për një parti më të madhe se kryetari e kam bërë më herët.

Data 13 qershor, a është e shpejtuar?

Kadilli: Nuk është çështje statusi. Politika është kauzë dhe këtë kauzë e vesh me moralin tënd dhe i jep vlerë, po ashtu më rëndësi është durimi. Unë jam njeriu më i duruar që nuk bëj kompromis me vlerat.

Keni komunikuar me Sali Berishën pas shpalljes së kandidaturës?

Kadilli: Jo asnjë komunikim. Raporti im me të ka qenë gjithmonë raport i ndërsjellë. Kemi bashkëpunuar shumë mirë. Unë nuk e kërkoj karrierën duke lobuar.

Ndërsa u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, Kadilli tha se në këto zgjedhje ka pasur krim zgjedhor.

“Në Shqipëri gjithmonë ka pasur dhe do të ketë probleme me zgjedhjet”, tha ai.

Përse në gjykimin tuaj nuk u votua PD, dhe a mund t’i vendoset përgjegjësia vetëm Lulzim Bashës?

Kadilli: Patjetër që po, kur humbi humbi Basha, jo Kadilli. Ai nuk rriti dot besueshmërinë individuale tek njerëzit. Nuk mund të vazhdohet akoma me Rama ik. Në rastin e Bashës, do të funksiononte po të ngjallte besim, funksionoi në rastin e Berishës. Zotëria nuk kupton fare politike, as nuk ka mësuar nga të tjerët… Berishën njerëzit e votuan se ishte i vertetë, serioz dhe i ndershëm./abcnews.al/