Meta: “Sllovenia, avokate e integrimit të Shqipërisë”

Meta: “Sllovenia, avokate e integrimit të Shqipërisë”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit sot në një takim nga kryeministri Sllovenisë, Janez Jansha.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se gjatë bisedimit kanë vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, të qëndrueshme dhe me ecuri pozitive ndër vite, në të gjitha fushat me interes reciprok.

“E falënderova Kryeministrin Janša për mbështetjen e dhënë nga Sllovenia në procesin e integrimit europian dhe shpreha besimin, që edhe gjatë Presidencës së ardhshme sllovene të Bashkimit Europian, ajo do të mbetet një avokate e integrimit të Shqipërisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, shkruan presidenti Meta, njofton panorama.

Kreu i Shtetit thekson se është tepër i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme, me qëllim final integrimin europian.