Humbi jetën në aksident, Nicki Minaj kujton të atin e ndjerë në ditëlindje
BKT
Magazina

Humbi jetën në aksident, Nicki Minaj kujton të atin e ndjerë në ditëlindje

Këngëtarja e humbi të atin në aksident, nëna e saj padi në gjykatë për autorin

10 herë e nominuara për Çmimin Grammy, Nicki Minaj i  ka  uruar babait të saj të ndjerë një ditëlindjen në Instagram.

 “Urime ditëlindjen babi“, ka shkruar Minaj në mbishkrimin e fotës . “Më mungon aq shumë. Kaq shumë. Kaq shumë. Pusho në paqe. O Zot.”

Babai i saj, Robert Maraj humbi jetën gjatë një aksidenti  në muajin Shkurt. Nëna e Minaj, Carol Maraj, ka ngritur një padi prej 150 milion dollarësh ndaj autorit të ngjarjes.

Këngëtarja ka qenë e hapur rreth marrëdhënies  të ndërlikuar  me babain në të kaluarën, duke zbuluar se ai ishte abuziv ndaj nënës së saj. Ai kishte varësi nga droga dhe alkooli.

Këngëtarja zbuloi gjithashtu se po punon për të nxjerrë një album dhe dokumentar të ri.  Gjithashtu ajo po i kushton vëmendjen edhe djalit te saj. Lajmi i lumtur erdhi nëntë muaj pasi ajo dhe i dashuri Petty kurorëzoi me martesë lidhjen dashurore . Nicki Minaj dhe burri i ri Petty e zbuluan vete lidhjen në atë kohë përmes disa fotove ku treguan unazat e tyre të dasmës në Instagram .


MË SHUME NGA Magazina