Prishtina mëson dy kundërshtarët e mundshëm në Champions League
BKT
Sport

Prishtina mëson dy kundërshtarët e mundshëm në Champions League

Prishtina ka arritur që për herë të pestë që nga pranimi i Kosovës në UEFA të siguroj daljen në Evropë.

Por, kjo do të jetë hera e parë që Prishtina do të përfaqësoj vendin në Ligën më prestigjioze të futbollit evropian, UEFA Champions League.

Formati i këtij kompeticioni dallon nga ai i UEFA Europa League ku skuadra e Superligës së Kosovës garoi për katër vite rresht.

Më 22 qershor në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn, zhvillohen nga një ndeshje gjysmëfinale të raundit preliminar, kurse pas tre ditësh, më 25 qershor zhvillohet finalja, fituesja e së cilës kualifikohet në raundin e parë.

Shorti i raundit preliminar, aty nga ku Prishtina e nis misionin, hedhet me 8 qershor. Kurse i raundit të parë me 15 qershor dhe i raundit të dytë me 16 qershor.

Skuadrat e kualifikuara deri më tani janë kampionët e Kosovës, Prishtina, e Ishujve Faroe e cila u shpall në vitin 2020, skuadra më e njohur e këtij vendi, HB Havnar Boltfelag nga Torshavn dhe ajo e Andorrës, Inter Club nga d’Escaldes.

Ndërkohë, kampioni i San Marinos përcaktohet në duelin e tyre direkt këtë të shtunë ndërmjet La Fiorita dhe Folgore.