Xhaçka takon ambasadoren Zuchniak-Pazdan

Xhaçka takon ambasadoren Zuchniak-Pazdan

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Republikës së Polonisë në Tiranë, Monika Zuchniak-Pazdan.

Ministrja Xhaçka përgëzoi ambasadoren Pazdan për marrjen e mandatit, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Polonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, kryediplomatja Xhaçka vlerësoi mbështetjen polake për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB për termin 2022-2023, duke theksuar se kjo mbështetje do të jetë reciproke. /atsh