Brenda rezidencës 6.75 milionë dollarëshe, ku u martua Ariana Grande
BKT
Magazina

Brenda rezidencës 6.75 milionë dollarëshe, ku u martua Ariana Grande

Çifti u martuan në rezidencën përrallore në Montecito.

Ariana Grande zgjodhi një vend afër zemrës së saj për dasmën e saj të befasishme me Dalton Gomez, shtëpinë e saj, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja 27-vjeçare shokoi fansat kur u mësua se ajo ishte kurorëzuar me partnerin e saj, 25 vjeç, gjatë fundjavës.

Përfaqësuesi i saj konfirmoi se çifti u martuan në një ceremoni private.

Zgjedhja e vendit për dasmën e vogël ishte rezidenca e vet Arianës, shtëpi e stilit anglez Tudor në Montecito, County County Santa Barbara që ajo bleu nga Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi qershorin e kaluar për një shumë prej  6.75 milionë dollarësh.

Shtëpia ka dy dhoma gjumi dhe tre banjo, shfaq shumë tipare të periudhës në përputhje me rrënjët historike angleze, të tilla si tavanet e stilit katedral, dritaret antike dhe trarët e ekspozuar, si dhe zjarrit me tulla të ekspozuara.

Shtëpisë i është bërë një renovim modern, megjithatë, ka një hapësirë ​​palestre, bodrum, një punëtori dhe garazh me tre makina.

Rezidenca ka kopshte të dizajnuara nga arkitekti i peizazhit Tom Nielsen dhe tarraca me tulla të përsosura për darkë në natyrë ose një ceremoni martese.

Një përfaqësues për Arianën konfirmoi se çifti ishte kurorëzuar të hënën në mbrëmje dhe kishte më pak se 20 të ftuar. 


MË SHUME NGA Magazina