09:31 / 19.05.2021
KAS vendos sot për Beratin dhe Gjirokastrën
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të vendosë sot për kërkesën për shpalljen të pavlefshme të votimeve në Berat dhe Gjirokastër.
Përfaqësuesit politikë të opozitës dhe shumicës socialiste në këtë organ, debatuan duke ndarë qëndrime të ndryshme për raportin e të dhënave të marra nga pajisjet e identifikimit biometrik ku dyshohet se persona të ndryshëm kanë kryer votim të dyfishtë.
Në mbledhjen e djeshme, KAS vendosi gjithashtu rrëzimin e kërkesës së PD për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet tjera publike dhe pranimin e kërkesës për marrjen e informacionit nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes PEI për qarkun Vlorë./tvklan.al























