Yuri Kim: Elez Biberaj nuk flet në emër të SHBA!
BKT
Shqipëri

Yuri Kim: Elez Biberaj nuk flet në emër të SHBA!

Në emisionin “Opinion”, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u pyet nga moderatori edhe për deklaratë të Elez Biberaj se nëse fiton rama mandatin e tretë do të ketë një hendek në marrëdhëniet me SHBA.

Ambasadorja nga ana e saj tha se këto janë deklarata individuale dhe se i vetmi që flet në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është Ambasada e SHBA.

Blendi Fevziu: Kam parë disa ditë më parë, le të themi dy ditë përpara fushatës zgjedhore, një fjalim nga Elez Biberaj, një nga zyrtarët e lartë të VOA. Tha se nëse Rama fiton zgjedhjet, do të ketë një hendek në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Është e vërtetë?

Ambasadorja Kim: Mendoj që secili ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Ai po fliste në cilësinë e tij si…

Blendi Fevziu: A është pikëpamja zyrtare e Shteteve të Bashkuara?

Ambasadorja Kim: Jooo…

Blendi Fevziu: Jo?

Ambasadorja Kim: Hajde tani! Ju e njihni realitetin këtu. I vetmi ent që flet në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është Ambasada e SHBA


MË SHUME NGA Shqipëri