Shqipëria përgatitet për sezonin turistik, nis dezinsektimi
BKT
Shqipëri

Shqipëria përgatitet për sezonin turistik, nis dezinsektimi

Në prag të sezonit turistik ka nisur dezinsektimi i zonave turistike në Vlorë dhe Sarandë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar dhe disa foto nga ky proces.

“Në Vlorë dhe Sarandë ka nisur procesi i dezinsektimit të zonave turistike, për t’u shtrirë në ditët në vijim në të gjithë zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon turistik të sigurt”, shprehet Manastirliu.

Një ndër masat për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt përveç vaksinimit dhe qendrave shëndetësore në zonat bregdetare është edhe dezinsektimit i zonave turistike.

Ky proces ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proces i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri