Festivali Lollapalooza po kthehet me kapacitet të plotë
Lollapalooza po kthehet.
Organizatorët njoftuan të martën se festivali më i madh i muzikës në Çikago do të kthehet në Grant Park me kapacitet të plotë nga 29 korrik deri më 1 gusht, shkruan CNN.
Lista do të publikohet të mërkurën, por frekuentuesit e festivalit u njoftuan me një vështrim të vogël të yjeve në një video që Kryetari i Bashkisë, Lori Lightfoot postoi në Twitter për të njoftuar kthimin e festivalit.
“Ç’kemi Çikago? Do të shihemi këtë verë me miqtë e mi të mirë, Foo Fighters”, thotë frontmeni Dave Grohl në video, e cila përfshin gjithashtu bashkëthemeluesin e Lollapalooza, Perry Farrell dhe gruan e tij Etty.
“Po ndodh. @Lollapalooza po kthehet,” shkroi Lightfoot në një ‘tweet’ . “Në përputhje me udhëzimet tona të shëndetit publik, festivali i klasit botëror kthehet në qytet më vonë këtë verë. Sidoqoftë, do të kërkohet vaksinimi i plotë me vaksinën kundër COVID-19 ose një test negativ për të shijuar festivalin. #OpenChicago.”, shtoi ai.
“Këtu në Çikago, fjala “Lollapalooza”, ka qenë gjithmonë sinonim i verës, muzikës së shkëlqyeshme dhe katër ditëve argëtim të paharrueshëm, gjë që bëri vendimin e vitit të kaluar për ta shtyrë atë edhe më të vështirë”, tha Lightfoot në një deklaratë.
“Tani, më pak se një vit më vonë dhe të ‘armatosur’ me një vaksinë të sigurt, efektive dhe të disponueshme gjerësisht, ne jemi në gjendje të rikthejmë një nga festivalet më ikonike të muzikës verore të qytetit tonë”, deklaroi ai.
Ashtu si shumica e festivaleve, Lollapalooza u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë.
Zakonisht tërheq rreth 100,000 të pranishëm në ditë për të parë aktivitetet e shumta që kalojnë në faza të ndryshme për disa ditë.























