11:36 / 19.05.2021
“Shefqet Ndroqi” s`do të shërbejë më si spital Covid
Pas më shumë se 14-muajsh, Sanatoriumi apo i njohur ndryshe me emrin Covid/2, nuk do të përdoret më për trajtimin e personave me koronavirus.
Kjo masë pritet të njoftohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë, si pasojë e uljes së ndjeshme të rasteve me Covid që kanë nevojë trajtimi më të specializuar.
Aktualisht, në këtë spital po marrin ndihmë mjekësore 28 pacientë me Covid. Por, raportohet se ministrja Manastirliu pritet të diskutojë me mjekët e spitaleve Covid për transferimin e të sëmurëve, njofton A2.
Spitali Infektiv do të jetë ai që do të mbajë peshën kryesore të personave të prekur. Gjithashtu, po diskutohet dhe mbyllja e pavijoneve Covid në spitalet rajonale për shkak të rënies së numrit të të infektuarve.























