SPAK, mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, deklaron se është me rëndësi që të hetohen parregullsitë e zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas tij SPAK, ka mandat më të zgjeruar për të hetuar krimet zgjedhore.
Nga Durrësi, diplomati i lartë i BE u shpreh se duhet të dihet se çfarë funksionoi dhe çfarë jo në zgjedhjet parlamentare, të cilat nga opozita nuk janë njohur, njofton panorama.
Për Sorecën, ka pasur përmirësim në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Teksa i referohet raportit paraprak të OSBE-ODIHR ato ishin të rregullta.
“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të dëgjoj problematikat edhe për zgjedhjet, çfarë funksionoi e çfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Është vlerësim i mire pjesëmarrja e te rinjve qe votuan për here te pare. Kjo është tepër pozitive dhe te rinjtë kane mundësi t’ju dëgjohet zëri. Ne kemi projekte te vazhdueshme me te rinjtë”, tha Soreca.























