Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Sot mbahen punimet e Kuvendit.
Edonisa Muçolli, koordinatore për Akademitë dhe menaxhere e Studentëve dhe Dardania Kajdomqaj, menaxhere e marketingut dhe produktit, do të flasin për Data Science, profesioni i së ardhmës.
Për ditën botërore të metrologjisë, do të flas, Ferki Fejza, Drejtor i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK).
Kryetar i shoqatës së gazetarëve sportiv, Edmond Thaçi dhe gazetari i RTSH-së, Defrim Methasani, do të flasin për fillimin e turneut, "Burim Hatipi", për gazetarinë sportive dhe sfidat gjatë Covid-19.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























