13:06 / 19.05.2021
Hodgsoni pas katër vjetësh largohet nga Crystal Palace
Klubi i Premierligës, Crystal Palace, i ka njoftuar tifozët e saj se Roy Hodgson do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
“Pas katër vjetëve, duke menaxhuar këtë klub, do të largohet nga roli i trajnerit në fund të këtij sezoni”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Në 36 xhiro në këtë sezon Crystal Palace ka grumbulluar 44 pikë dhe gjendet në pozitën e 13-të.























