Vendimi i plotë Non Grata për Sali Berishën dhe Familjen e tij
BKT
Shqipëri

Vendimi i plotë Non Grata për Sali Berishën dhe Familjen e tij

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndalojnë hyrjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjes së tij, shkaku i aferave korruptive.

Përmes postimit në Twitter, Blinken shkruan se “aktet korruptive të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Publikisht, po emëroj menjëherë si të paligjshëm hyrjen e tij dhe anëtarëve të tij të familjes në SHBA. Ne mbesim #TëBashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tonë në Shqipëri”.

SHBA “pasuroi” së fundmi listën e personave të shpallur “non grata”. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se ish-kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e tij Liri Berisha, si dhe djali dhe vajza, Shkëlzen e Argita Berisha, nuk do të lejohen më të futen në SHBA.

Blinken thotë mesazhin e tij, se në cilësinë si Kryeministër i Shqipërisë , Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë si dhe anëtarët e familjes.

Por Berisha nuk është as i pari dhe as i fundit i shpallur “non grata” në SHBA.

Më herët, në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit janë futur edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, si dhe ish-deputeti Tom Doshi. Ky i fundit dha dorëheqjen edhe nga kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit pas mesazheve të vazhdueshme të ambasadores Yuri Kim. Hyrja në SHBA këtyre personave u është ndaluar me arsyetimin e kryerjes së veprimeve korruptive.


MË SHUME NGA Shqipëri