Vuçiq ia kthen Kurtit: E takoj nëse s`kam ndonjë punë tjetër
Nuk e takoi Kurti më 11 maj, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po mundohet që Kurtit t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë, duke thënë se mund të shkojë për takim në mes të qershorit vetëm nëse nuk ka ndonjë obligim tjetër dhe nëse është i lirë.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për politikë të Jashtme, Josep Borell, në një prononcim për media kishte përmendur 11 majin si datë të mundshme për një takim në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Megjithatë një takim i tillë kishte dështuar, meqë kryeministri Albin Kurti kishte thënë se nuk shkon në takime, për të cilat nuk është marrë edhe pëlqimi i tij paraprakisht.
Nëse ajo ditë është e lirë për mua, do të shkoj, nëse jo, do t’iu them që ta shtyjnë takimin për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiq nga Praga.
Kreu i shtetit serb ka thënë se është gjithmonë i gatshëm për dialog, meqë kjo sipas tij është në të mirë të dy vendeve.























