09:14 / 20.05.2021
KAS vendos sot nëse do të hapen kutitë e votimit në Berat
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të marrë sot një vendim lidhur me kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të votave në këtë qark.
Një ditë më parë, KAS rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit, njofton oranews.
Me shumicë votash, KAS rrëzoi edhe ankimimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës
Ndërkohë sot KAS pritet të marrë vendim edhe për Qarkun e Vlorës.























