09:45 / 20.05.2021
Liverpool prezanton fanellën e re për sezonin 2021/22
Zakonisht klubet evropiane bëjnë prezantimin e fanellave të tyre në 2 apo 3 javët e fundit të sezonit paraprak. Së fundmi një gjë të tillë e ka bërë edhe Liverpool.
Fanellat e reja të "The Reds" janë të frymëzuar nga viti 1964, kur Liverpool po drejtoheje nga Bill Shankly.
Dizajimin e këtyre fanellave e ka bërë brendi i njohur amerikan, Nike dhe ato do të jenë të gatshme edhe për ndeshjen e fundit të sezonit, në qoftë se Liverpool pranon të luajë me to.
Në uebsajtin e tyre zyrtar, Liverpool ka njoftuar se fanellat do të dalin në shitje më 3 qershor dhe mund t’i porositni aty.























