Sot vendimi për ish-kryeprokurorin Llalla,
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të japë sot vendimin për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.
Vendimi do të jepet në orën 13:30.
Në seancën e mbajtur gjatë paradites, u paraqitën konkluzionet nga mbrojtja.
Sipas avokatit procesi ndaj Llallës është i stisur për shkak të pozicionit të tij si ish-kreu i akuzës dhe ish -kreut të ILDKPI.
Sipas avokatit kjo është një çështje e paragjykuar, njofton oranews.
Sipas avokatit, 7 mijë e 50 euro shpenzime që ka bërë në Gjermani me familjen, të cilën e kishte dërguar atje për shkak të kërcënimeve, i ka marrë borxh.
Edhe për shumën rreth 7 mijë dollarë për lindjen e djalit në SHBA, avokati tha se " pagesat janë bërë nga një mik i tij shqiptaro-amerikan, i cili erdhi dëshmoi para jush dhe po ju dorëzojmë faturat origjinale të pagesave në bankë".
Ndërkohë prokuroria ka kërkuar 2 vjet burg për Llallën. Çështja u gjykua me procedurë të shkurtuar ndaj nga dënimi dy vjet që është kërkuar nga SPAK, nëse ngelet në fuqi edhe nga Gjykata, Llallës i ulet një e treta dhe përfundimisht prokurori Klodian Braho, kërkoi masën me 1,4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik.























