Koçi: Shpallja “non grata” nga SHBA, ekzekutim i figurës së Berishës
BKT
Shqipëri

Koçi: Shpallja “non grata” nga SHBA, ekzekutim i figurës së Berishës

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, e ka cilësuar si “ekzekutim të figurës politike të Berishës, shpalljen “non grata” të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mund ta krahasojmë me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Rrëzimi i monumentit të gjallë të Berishës, me këtë mesazh tepër te kalkuluar të DASH. Një ditë shumë e rëndësihme për politikën dhe drejtësinë shqiptare”, tha Koçi.

Sipas tij, më një fund një peshk i madh ka krijuar hapësirë për tu ndëshkuar.

“Vete ai me bëmat e tij. Shqiptarët tani janë duke rinumëruar faqet e krimit që Berisha ka kryer ndër vite. Nga fajet është ajo me çështjet kombëtare, me çështjen e Kosovës, ku publikisht ka bërë thirrje që Shqiptarët të mbanin të njëjtin qëndrim si Millosheviç.

E dyta, Berisha mban përgjegjësi për imbargon ndaj ish-Jugosllavisë, ku u thye embargoja e naftës. Bëri marrëveshje për të dërguar karburant në ish-Jugoslllavi. Ka pasur tentativa për ta ndëshkuar Shqiupërinë për këtë, por nuk u bë”, tha deputeti i parlamentit të ri shqiptar.

Zëvendësministri i Mbrojtjes shtoi se Berisha dëmet më të mëdha ja ka sjellë drejtësisë, pasi ka qenë pushtuesi i drejtësisë.

“Është fatkeqësia e këtij vendi. Nëse në krye të PD-së do të ishte dikush tjetër, ne do të ishim shumë më mirë. Ka qenë figura e shtetit paralel, është përpjekur për të ngritur struktura paralele edhe kur nuk ka qenë në pushtet. Në ‘97 ngriti një gardh të dytë me militantë të PD-së, të cilët mund ti krahasosh me paramilitantët në Kosovë”, tha Koçi./gsh


MË SHUME NGA Shqipëri