Dzeko, afër gjigantit spanjoll
BKT
Sport

Dzeko, afër gjigantit spanjoll

Sulmuesi Edin Dzeko është afër largimit nga Roma, ndërsa mediat në Itali e drejtojnë atë në Spanjë, te skuadra e Barcelonës.

Dzeko pritet që javën e ardhshme të ulet me drejtuesit e AS Roma, që të diskutojë rreth qëndrimit në “Olimpico” edhe pse ditë më parë trajneri Jose Mourinho ka deklaruar se nuk do të mbështetet te sulmuesi boshnjak në edicionin e ri.

Sulmuesi boshnjak iu bashkua Romës në vitin 2015, ndërsa në fanellën e skuadrës nga kryeqendra e Italisë zhvilloi 256 ndeshje dhe shënoi 118 gola.