Perez me Red Bull ‘fluturon’ në Montekarlo, Ferrari probleme për Leclerc
BKT
Sport

Perez me Red Bull ‘fluturon’ në Montekarlo, Ferrari probleme për Leclerc

Sergio Perez me Red Bull ka qenë më i shpejti sot në sesionin e parë të provave të lira, të zhvilluara në pistën e Montekarlo, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Monako në Formula 1.

Meksikani dha kohën 1’12”487, duke lënë pas spanjollin e Ferrarit, Carlos Sainz. Ndërsa i treti u rendit holandezi Max Verstappen me makinën tjetër Red Bull.

Në vendet 5-6 u klasifikuan dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që u rendit para shokut të tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Probleme për Ferrarin e Charles Leclerc, që zhvilloi vetëm 4 xhiro e më pas u tërhoq, për shkak të një problemi në kambio.

Probleme edhe për Alonso (14-ti), që u përplas me barrierat mbrojtëse. Provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë.