Adriatik Llalla dënohet me burg
BKT
Shqipëri

Adriatik Llalla dënohet me burg

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të dënojë me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Po ashtu, sipas GJKKO, Adriatik Llalla nuk lejohet të ushtrojë funksione publike për pesë vite.

Trupa gjykuese vendosi këtë të enjte edhe të konfiskojë pasuritë e Llallës që ishin nën sekuestro nga prokuroria. Bëhet fjalë për një apartment në Durrës dhe katër sipërfaqe toke.

Ai u dënua me heqje lirie për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Pas vendimit, Adriatik Llalla refuzoi të komentojë për gazetarët./vp


MË SHUME NGA Shqipëri