23:09 / 20.05.2021
Salma Hayek thotë se pothuajse vdiq nga COVID-19
Salma Hayek rrëfeu betejën me COVID-19.
Në një intervistë me Variety, aktorja tha se e kontraktoi virusin në fillim të pandemisë dhe gati përfundoi në spital, shkruan CNN.
“Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq”, tha Hayek për revistën. “Unë thashë, ‘Jo, faleminderit. Më mirë të vdes në shtëpi.”
Hayek tha se ajo vazhdoi të kalonte shtatë javë në vetizolim në shtëpinë e saj dhe se madje ajo ishte furnizuar me oksigjen.
Megjithëse është kthyer për të punuar në “House of Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk ka energjinë që kishte dikur.
Hayek është ndër të famshmit që ka ndarë publikisht përvojat e tyre me kontraktimin e COVID-19 gjatë vitit të fundit.























