Quni:LDK-ja ende nuk e ka konfirmuar pjesmarrjen për takim me kryeministrin
BKT
Lajme

Quni:LDK-ja ende nuk e ka konfirmuar pjesmarrjen për takim me kryeministrin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa tre liderëve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, diën e djeshme u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend: kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ish-Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka deklaruar se ende nuk e kanë konfirmuar pjesmarrjen për takim me kryeministrin Kurti.

Qeveria nuk ka njoftuar se cilat janë temat e diskutimit, por ka thënë se për çështjet me interes nacional do të konsultohet me partitë opozitare.


MË SHUME NGA Lajme