09:45 / 21.05.2021
"Defender 21", trupat amerikanë dhe shqiptarë operojnë sot në kantiere
Defender 21 është zhvendosur këtë të premte në Zall Herr.
Trupat amerikanë dhe shqiptarë do të operojnë në dy kantierë në këtë zonë. Një për ndihmë në komunitet, ku mjetet e ushtrisë do të ndihmojnë në shtrim rruge dhe tjetri në një ushtrim simulues për gjetjen e minave në rrugë, njofton euronews.albania.
Paralelisht Defender po zhvillon dhe ato që quhen ditët e hapura. Shfaqje të hapura për publikun do të jepen sot në Vlorë, ndërsa të dielën në Tiranë.























