Pediatria e re e Tiranës, investim me standarde optimale për fëmijët
BKT
Shqipëri

Pediatria e re e Tiranës, investim me standarde optimale për fëmijët

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sot me një video nga Pediatria e re në QSUT, që e konsideron një investim të shumëpritur.

Sipas Kryeministrit Pediatria e re do të sjellë shërbim shëndetësor me standarde optimale për fëmijët. “Mirëmëngjes dhe me Pediatrinë e Re të Tiranës, një investim i shumëpritur për shërbimin shëndetësor me standarde optimale për fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri  Rama.
Ky investim përfshin rikonstruksionin e plotë të kompleksit të Spitalit Pediatrik, që përbëhet nga dy godina, Pediatria e Specializuar dhe Pediatria e Përgjithshme si dhe ndërtimin e godinës së re, e cila ka përfunduar, të Urgjencës, Reanimacionit dhe Kirurgjisë Pediatrike me katër salla operacioni./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri