Llapi përforcohet me Fazliun e Vushtrrisë
BKT
Sport

Llapi përforcohet me Fazliun e Vushtrrisë

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, ka filluar të përforcohet për ndeshjet në gara evropiane.

Skudra nga Podujeva, sot ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin Drilon Fazliu.

Fazliu është 20 vjeç dhe luan në pozitën e sulmuesit. Ai së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë ku në sezonin që e lëmë pas ka shënuar 7 gola.