Kylie dhe Travis janë ribashkuar
Kylie dhe Travis janë ribashkuar në një lidhje të hapur.
Travis Scott dhe Kylie Jenner janë ribashkuar dhe të dy janë plotësisht mirë me këtë, shkruan TMZ.
Burime të afërta me çiftin tregojnë për TMZ se ata janë ribashkuar dhe po takohen sërish, por ata janë të lirë të takohen edhe me njerëz të tjerë.
Pra, ata janë duke nisur një lidhje.
Thuhet që kur dyshja u ndanë në fund të vitit 2019, Travis ka qenë duke e shijuar stilin e jetës si beqar, por ai gjithashtu donte që të ribashkohej me Kylien.
Mësohet se dyshja janë dakorduar që të ribashkohen dhe janë mirë me atë se si po shkon lidhja e tyre deri tani.

Çifti dërgoi vajzën Stormi në Disneyland të martën, duke shtuar të gjitha shenjat e fundit se ata janë bashkë.
Para kësaj, ata bënë një natë takimi tjetër me Biebers dhe Kendall Jenner e Devin Booker, e cila nuk kaloi shumë pas lajmit të madh që Kylie udhëtoi në Miami për të festuar ditën e Scott me të.























