Performanca e Bebe Rexhës në koncertin virtual
Bebe Rexha dhuroi performancë mahnitëse në koncertin virtual.
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka pak javë që lansoi albumin e ri me titull “Better Mistakes”.
Artistja, në pamundësi që të promovonte albumin para një numri të madh të fansave, ajo mbajti koncert virtual.
Në këtë koncert ishin të ftuar disa prej artistëve me të cilët ka bashkëpunuar dhe dhuroi performancë plot energji.
Së fundi, Bebe publikoi një video të shkurtër nga ky koncert, ku interpretoi një nga këngët e albumit.
“Faleminderit gjithë ekipit që e bëri këtë koncert virtual të mundshëm dhe fansave të mi të mrekullueshëm që e ndoqën nga e gjithë bota”, shkruan ajo.
Bebe kishte treguar se për këtë koncert ka punuar shumë dhe ndjehej e lumtur që kishte rastin të performonte për fansat, edhe pse virtualisht.























