21:05 / 21.05.2021
Vllaznia mposht mes tensionit Partizanin në “Air Albania”
Është mbyllur me triumfin 0-1 të shkodranëve, supersfida e luajtur në “Air Albania” mes Partizanit dhe Vllaznisë. Vendosi goli i realizuar me 11-metërsh të dyshimtë nga Herald Marku në minutën e 74-t.
Dramë në javën e 35-të të Kategorisë Superiore. Partizani duket se i ka larë duart me titullin pas humbjes ndaj Vllaznsië në “Air Albania”. Të kuqtë e Ilir Dajës me disfatën e sotme i ka larë duart zyrtarisht me titullin, transmeton Panorama.
Penallti e dyshimtë ka krijuar polemika të shumta, teksa nuk mungoi as shpërthimi i trajnerit të Partizanit, Ilir Daja në fundin e sfidës.























