Moti sot në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira kalimtare
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri, i kthjellët dhe me vranësira kalimtare

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë Shqipëria do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugore.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet malore.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim jugperëndim – juglindje 1-10 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ere me rrahje deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete do jetë i forcës 2-3 ballë.

 


MË SHUME NGA Shqipëri