09:16 / 23.05.2021
Nuk i respektuan masat antiCOVID-19, gjobiten 705 qytetarë
Policia e Kosovës po vazhdon që t’i gjobisë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur 705 qytetarë të cilët nuk respektuan masat kundër COVID-19.
Ndërkohë që numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie.
Aktualisht në vend janë 3 mijë e 695 raste aktive me COVID-19.























