14:21 / 23.05.2021
Vëllai i Pogba-s zbulon dëshirën: Shpresoj që Pol të firmosë për Barçën
Matias Pogba, vëllai i mesfushorit të Manchester Unitedit, shpreson që kampioni i botës të firmosë me Barcelonën pasi të fitojë edhe Ligën e Evropës me “Djajtë” më 26 maj.
“Pasi Pol të fitojë Ligën e Evropës, atëherë ai do të flasë për të ardhmen e tij”, tha futbollisti i ekipit slloven Tabor Sezana për programin spanjoll “El Chiringuito”.
Katalanasit janë përfolur për një interes për yllin e “Djajve” gjatë viteve të shkuara. Vitin e shkuar, ish-shefi i rekrutimeve në “Camp Nou” tha se Barça kishte refuzuar mundësinë për ta transferuar 28-vjeçarin përpara Manchester Unitedit.
“Nuk e di për rikthimin e interesit të Barçës, por unë do ta firmosja menjëherë dhe shpresoj që Pol të transferohet te Barça”, përfundoi Matias.























