14:27 / 23.05.2021
Inter-Udinese, formacionet zyrtare
Interi e mbyll sot edicionin garues 2020/21 të Serie-A me ndeshjen kundër Udinezes edhe pse tashmë zikaltëri janë shpallur kampion i Italisë.
Për këtë ndeshje e cila do të startojë nga ora 15:00 dhe e cila do të pasohet nga festa e madhe e titullit, trajneri Antonio Conte ka hedhur një formacion më ndryshe me shumë emra që do të luajnë nga minuta e paë pasi nuk kishin gjetur shumë minutazhë gjatë sezonit.
Këto janë formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2): Handanovic; D'Ambrosio, Ranocchia, Bastoni; Hakimi, Vecino, Sensi, Gagliardini, Young; Pinamonti, Lautaro
UDINESE (3-5-1-1): Musso; Becao, Bonifazi, Samir; Molina, De Paul, Walace, Stryger-Larsen, Zeegelaar; Pereyra; Okaka.























