“Plisat” iu bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen në festën e sotme
BKT
Sport

“Plisat” iu bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen në festën e sotme

Tifozët e Prishtinës, të njohur si “Plisat” kanë bërë thirrje publike për tu bashkuar me festën e titullit të kampionit në Superligë.

Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit ku më pas siç është paraparë nga “Plisat”, futbollistët do të parakalojnë në qytet për të festuar me tifozë anë e mbanë kryeqytetit.

“Plisat” njoftojnë që ngjarja do të fillojë në orën 19:00 në sheshin e qytetit ku më pas do të zhvendoset nëpër rrugë. Ata bëjnë të ditur që në orën 22:00, tifozëve do t’ju bëhet një surprizë.