Rekordi: Tre tituj kampionë në një sezon, askush si City në ishull
BKT
Sport

Rekordi: Tre tituj kampionë në një sezon, askush si City në ishull

Manchester City ka vendosur një rekord të veçantë këtë sezon.

“Cityzens” janë kthyer në klubin e parë anglez që fiton tre tituj kampionë brenda një sezonin: Premier League, Premier League 2 dhe kampionatin e U18.

Trajnerët Pep Guardiola, Enzo Maresca dhe Carlos Vinces, u mblodhën për një foto së bashku me trofetë dhe kapitenët e skuadrave (Fernandinho, Tommy Doyle dhe Kwaku Oduroh), raporton abcnews.

Për ekipin e madh sezoni nuk ka përfunduar akoma.

Djemtë e Pep Guardiolës do të ndeshen më 29 maj kundër Chelsea në finalen e Champions League, trofe që ishullorët nuk e kanë fituar kurrë më parë.