Chelsea, Liverpooli dhe Leicesteri, këto janë rezultatet e pjesës së parë
BKT
Sport

Chelsea, Liverpooli dhe Leicesteri, këto janë rezultatet e pjesës së parë

Kanë përfunduar 45 minutat e para të tri ndeshjeve vendimtare në Premierligë të skuadrave që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Chelsea është duke humbur nga Aston Villa me rezultat 1-0, Liverpooli po triumfon ndaj Crystal Palace me rezultat minimal 1-0, kurse Leicesteri është duke barazuar 1-1 me Tottenhamin, përcjell KosovaPress.

Sipas këtyre rezultateve, skuadra e cila do të mbetej jashtë Championsit do të ishte Leicester City.