Ankimimet për Durrësin, kundërshtohet rezultati i 25 prillit
BKT
Shqipëri

Ankimimet për Durrësin, kundërshtohet rezultati i 25 prillit

Nis sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, shqyrtimi i ankimimeve të opozitës për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, në qarkun e Durrësit.

Partia Demokratike kërkon pavlefshmëri të rezultatit për këtë qark dhe si rrjedhojë, përsëritje të procesit të votimit.

Ndërsa, LSI kërkon që të rinumërohen një pjesë e kutive të votimit, pasi pretendon se ka marrë numrin e nevojshëm për të prodhuar një mandat në këtë qark.

Gara mes PS dhe LSI në Durrës bëhet për 136 vota që përcaktojnë një mandat.

Më herët KAS ka shqyrtuar edhe ankimimet për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, njofton euronews.albania.

Në qarkun e Beratit hapja e 114 kutive të votimit nuk solli ndryshime në shpërndarjen e mandateve në këtë qark, por ngushtoi diferencën mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste me 58 vota, nga 77 që ishte kur KZAZ-të kishin shpallur rezultatin.

Po kështu, KAS ka rrëzuar edhe kërkesat e PD dhe LSI për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun Vlorë.

Sakaq, edhe për qarkun e Gjirokastrës, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.


MË SHUME NGA Shqipëri