The Weeknd kryeson në “Billboard Music Awards 2021”
BKT
Magazina

The Weeknd kryeson në “Billboard Music Awards 2021”

Të dielën në mbrëmje në Microsoft Theater në Los Angeles është mbajtur ceremonia e “Billboard Music Awards 2021”.

Nata e madhe e muzikës u drejtua nga Nick Jonas, i cili njëherësh edhe performoi së bashku me të vëllezërit.

Ylli i “Blinding Lights”, The Weeknd ishte nominuar në 16 kategori përfshirë ‘artistin më të mirë’, ‘artistin më të mirë mashkull’ dhe ‘artistin më të mirë Hot 100’ – teksa udhëhoqi natën me 10 çmime. Dua ishte artistja e vetme shqiptare e nominuar sivjet në “Billboard Music Awards”.

Reperi i ndjerë, Pop Smoke po ashtu është nderuar me pesë çmime.

 

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Dua Lipa ndërkohë ishte e nominuar në katër kategori për: “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio” – por që nuk ka arritur të fitoj asnjë çmim.

 

The Weeknd (Foto: Getty Images)

BTS në anën tjetër fitoi për çdo kategori në të cilën ishin të nominuar, gjersa katër çmime i rrëmbeu edhe Bad Bunny.


MË SHUME NGA Magazina