10:51 / 24.05.2021
Kryeministri Rama inspekton ndërtimin e lagjes së re në Vaqarr
Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër punimet që po bëhen në lagjen e re në Vaqarr, si pjesë e projektit të rindërtimit.
Rama është njohur me projektin që po zbatohet nga Fundjavë Ndryshe, por sërish ka dhënë disa udhëzime për ndryshime estetike.
Në këtë lagje të re do të banojnë 50 familje të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në fshatrat rreth Tiranës. Po ashtu në këtë lagje do të ketë dhe objekte arsimore, qendër komunitare dhe hapësira të dedikuar për aktivitete sociale dhe rekreative.
Rama në këtë inspektim është shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, kreun i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe drejtuesi i Fundjave Ndryshe, Arbër Hajdari./tvklan.al























