Dua Lipa iu përgjigjet akuzave për antisemitizëm
BKT
Magazina

Dua Lipa iu përgjigjet akuzave për antisemitizëm

Dua Lipa ka reaguar ndaj organizatës që pagoi reklamën në “New York Times”, të cilën e akuzonte si një antisemite për mbështetjen e saj ndaj palestinezëve.

Reklama nga Rrjeti i Vlerave Botërore i referohet Lipa dhe modeleve Bella dhe Gigi Hadid si “mega-ndikues” të cilët kanë fyer Izraelin dhe kanë akuzuar shtetin hebre për spastrim etnik.

Lipa reagoi përmes një postimi në twitter duke thënë: “Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të çuar përpara fushatën e tyre të shëmtuar me gënjeshtra … Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”.

Motrat Hadid kanë treguar hapur mbështetjen për Palestinën, atdheun e babait të tyre dhe kanë kritikuar qëndrimin e Izraelit. Kujtojmë që gjithashtu shumë personmazhe të tjerë të famshëm kanë postuar mesazhe pro-izraelite duke përfshirë këngëtarin Zayn Malik, Roger Waters, The Weeknd dhe Mark Ruffalo.


MË SHUME NGA Magazina