Miley Cyrus vaksinohet kundër koronavirusit
Miley Cyrus nxit fansat të vaksinohen kundër Covid-19. Pasi e mori edhe vetë dozën e vaksinës, ajo postoi një foto në Instagram duke kërkuar sa më shumë përgjigje pozitive ndaj këtij procesi me qëllim nisjen e koncerteve.
28-vjeçarja u fotografua e ulur në një dhomë spitali pasi mori vaksinën ndërsa bëri një fytyrë qesharake për kamerën. Postimi i këngëtares së shumë hiteve botërore vjen disa muaj pasi ajo inkurajoi 132 milionë ndjekësit e saj të dilnin dhe të vaksinoheshin nëse donin ta shihnin atë duke performuar në të ardhmen.
Në Mars, Cyrus ndau një video në llogarinë e saj në Instagram përpara performancës së saj në shfaqjen e para lojërave të Super Bowl, gjatë së cilës ajo këndoi për një audiencë të përbërë kryesisht nga punonjës të kujdesit shëndetësor. Në mbishkrimin e postimit, ajo u ankua për faktin se nuk kishte qenë në gjendje të performonte drejtpërdrejt për audiencat si dikur për shkak të fillimit të pandemisë globale.
Këngëtarja ka qenë e zënë gjatë gjithë periudhës së pandemisë dhe shpesh ka performuar virtualisht ose për turmat me protokollet nën masat e rrepta të sigurisë të vendosura ndaj Covid-19.























