Vjen reagimi i Ramosit për mosftesën në Euro2020
BKT
Sport

Vjen reagimi i Ramosit për mosftesën në Euro2020

Sergio Ramos humbet Europianin 2020, pasi nuk është në formën e duhur për shkak të dëmtimeve të shpeshta që e kanë shqetësuar kapitenin e Realit.

Qendërmbrojtësi nuk ishte në listën e trajnerit Luis Enrique, ndërkohë që ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale.

“Pas disa muajsh të rrëmujshëm dhe një sezoni jo tipik, ndryshe nga çdo tjetër që kam përjetuar në të gjithë karrierën time, tani shtohet edhe Kampionati Europian.

Kam luftuar dhe kam punuar me mish e me shpirt çdo ditë që të arrij 100 për qindëshin tim me Real Madrid dhe ekipin e kombëtar, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë sikur ju dëshironi”, shkruan Ramos.