Shqipëria e gatshme për sezonin `Covid free`
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, më herët, është shprehur se brenda muajit maj, pritet të përfundojë vaksinimi i punonjësve turistikë.
Pas një viti turistik tërësisht nën masat e Covid-19, viti 2021pritet t’i gjejë operatorët turistikë shqiptarë në një situatë më të lehtësuar.
Pritshmëria e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është të pasurit e një sezoni ‘Covid Free’.
Pas vaksinimit është rritur shpresa për të pasur një turizëm më të suksesshëm.
Bizniset që operojnë në vijën bregdetare, i kanë kthyer sytë drejt turistëve nga vendet fqinje.
Nga ana tjetër ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit po planifikojnë hartimin e një protokolli mbi masat anti-covid që do të zbatohen këtë sezon.
Deri më tani në fuqi mbeten masat e hartuara nga viti i kaluar.
Ajo bëri me dije se janë kryer 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tur-operatorëve dhe do të vijohet me intensitet të shtuar për të garantuar ruajtjen e shëndetit.























