Dëmtohet Kisha Ortodokse në Shipashnicë, Kastrati dënon aktin
BKT
Lajme

Dëmtohet Kisha Ortodokse në Shipashnicë, Kastrati dënon aktin

Kisha Ortodokse në Shipashnicë të Poshtme të Kamenicë është dëmtuar sot, rast të cilin e ka dënuar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

“Sot në Shipashnicë të Poshtme, është dëmtuar Kisha Ortodokse, duke shkatërruar hapësirat e brendshme të saj. Veprime të tilla vandale janë të papranueshme”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

“Besimi në Zot, praktikimi i fesë janë çështje shumë personale dhe e drejtë për ta ushtruar pa cenim apo rrezikim. Është vlerë e shoqërisë tonë që ta kultivojmë tolerancën, respektin dhe emancipimin në mënyrë që prosperiteti të mos mbetet shenjues i zbrazët”.

“Praktikimi i fesë është e drejtë thelbësore e garantuar me ligj. Ne duhet të jemi të hapur ndaj besimeve të ndryshme në shoqërinë tonë sepse ky është parakusht i barazisë”.

Kastrati shtoi se huliganizmi ndaj objekteve fetare është i papranueshëm, dhe se komunitetet duhet të unifikohen nga e përbashkëta dhe jo të ndahen nga dallime të presupozuara.

Si institucione e kemi për detyrë të kujdesemi që secili t’i ushtrojë të drejtat elementare pa dallim të fesë, etnisë e vendbanimit.

Huliganizmi ndaj objekteve fetare është i papranueshëm. Është e rëndësisë vitale që komunitetet e ndryshme të gjejnë të përbashkëtat e tyre në vend se të ndahen nga dallimet e presupozuara që mund t’i kenë.


MË SHUME NGA Lajme