Moti sot në Shqipëri
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Masat ajrore të thata me origjinë jugore vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi viset shqiptare edhe për ditën e sotme.

Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me vranësira kalimtare, këto më të përqëndruara në relievet malore.

Era do të fryjë  e lehtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, dhe hera-herës mesatare deri në 10-12m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat, sipas sherbimit meteorologjik ushtarak do të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe një rënie të lehtë në ato të mesditës nga 15 grad në orët e mëngjesit deri në 33 grad celcius në orët e mesditës.

 

 


MË SHUME NGA Shqipëri