Meta mbrojti Berishën, reagon ambasada e SHBA-së
BKT
Shqipëri

Meta mbrojti Berishën, reagon ambasada e SHBA-së

Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili e quajti “fletërrufe” të porositur nga regjimi kleptokrat i Tiranës vendimin e DASH për Sali Berishën, reagoi ambasada amerikane.

Lidhur me këtë Vizion Plus është përpjekur të sigurojë ndonjë deklaratë lidhur me reagimin e presidentit Meta.

Duke adresuar dy pyetje: A ka pasur ky vendim ndikim nga Qeveria e Shqiperise? A ka lidhje ky vendim me procesin zgjedhor? Ne pergjigjen e ardhur, ambasada nuk ndalet specifikisht tek deklarata e Metës, por nënvizon se nuk do të mbështesë individët e korruptuar.

“Sekretari i Shtetit mori informacion të besueshëm në lidhje me përfshirjen e Berishës në korrupsion të rëndësishëm dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset publike dhe përvetësimin e fondeve publike në Shqipëri. Me këtë veprim, qeveria e Shteteve të Bashkuara po bën të qartë se ne nuk do të angazhohemi, dhe si rrjedhim, nuk do t’u japim kredibilitet dhe mbështetje, individëve të korruptuar si Berisha, një individ që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ka kryer veprime korruptive në kurriz të popullit shqiptar.”

Edhe pas kërkesës së Vizion Plus për të qenë më specifik mbi deklaratën e presidentit Meta, ambasada konfirmoi se pergjigjja ishte kjo.


MË SHUME NGA Shqipëri