12:05 / 25.05.2021
Aktori i “The Office”, Marcus A. York ndërron jetë në moshën 55 vjeçare
Mark York, një aktor i cili shquhej për interpretimet e tij si Billy Merchant në vitet e para të “The Office”, ka vdekur në moshën 55 vjeçare.
Një nekrologji për aktorin tha se ai vdiq më 19 maj në spitalin Miami Valley në Ohio pas një sëmundje të shkurtër.
Një shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur akoma.

“Ai gjithmonë u përpoq të shikonte se çfarë mund të bënte, jo atë që nuk mund ta bënte”, thuhej në një njoftim. “Ai kishte përjetuar shumë gjëra dhe kishte shumë ëndrra për të ardhmen”.
Përveç paraqitjes së tij në “The Office”, York gjithashtu u shfaq në “CSI: New York” dhe ishte një tifoz i zjarrtë i basketbollit.
Për më tepër, ai ka lënë pas të vëllanë Brian York, nënën Becky York dhe të babanë Glenn York.























