Drake shpallet “Artisti i Dekadës”
BKT
Magazina

Drake shpallet “Artisti i Dekadës”

Drake është artisti me më shumë trofe në historinë e Billboard Music Aëards, kështu që është tërësisht e logjikshme të rrëmbente çmimin “Artisti i Dekadës”.

Reperi pranoi çmimin që është fituar vetëm nga dy artistë përpara tij: Mariah Carey, që dominoi vitet ’90 dhe Eminem, që kryesonte gjatë viteve 2000.

Drake u ngjit në skenë duke mbajtur për dore djalin e tij 3-vjeçar, Adonis, që mori vëmendjen për shkak të shfaqjeve të rralla publike të tij.

“Dua t’ia dedikoj këtë çmim miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi prej shumë kohësh. Dua t’ia dedikoj të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjitha vendimet dhe muzika që bëni nuk më lënë ta bëj gjumin të qetë që të mendoj se çfarë duhet të bëj në vazhdim. Faleminderit familjes sime të bukur”, tha reperi ndërsa shoqërohej në skenë nga miq dhe familjarë.


MË SHUME NGA Magazina